Trepça

Një drejtor në Trepçë rezulton pozitiv me COVID-19

COVID-19 është shfaqur edhe në Ndërmarrjen Shoqërore “Trepça” në Mitrovicë.

Një drejtor i kësaj ndërmarrjeje ka rezultuar sot pozitiv në testin e COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar U.D. i kryeshefit ekzekutiv të “Trepçës”, Hysen Vrajolli.

Vrajolli ka thënë se edhe vet po pret rezultatet nga testimi për COVID-19, për shkak që thotë se nuk po ndihet mirë me shëndet dhe është vetizoluar nga e hëna.

“Unë e kam bërë testin po ende nuk e kam marr rezultatin, pardje e kam bërë testin po ende nuk ka ardhë rezultati”, tha ai në një bisedë për KALLXO.com.

“Unë prej të hënës jam vetizolu. Nuk kam pasë kontakte me drejtorin e infektuar sepse kam qenë në pushim vjetor qe disa javë”, tha ai.