Një 66-vjeçar dhe një 67-vjeçar të arrestuar për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunim” ndaj një 23-vjeëare në Pejë.

Viktima është shtetase e Shqipërisë.

KALLXO.com mëson se të arrestuar mbetën dy persona të moshës madhore, njëri 66-vjeçar dhe tjetri 67-vjeçar.

Burimet bëjnë me dije se në pranga ranë Sh. B. I. G.

Siç mësohet për këtë rast është sekuestruar edhe një automjet që dyshohet se është përdor për t`u kryer vepra penale.

Përderisa, hetimet janë duke u zhvilluar edhe në një vilë në rajonin e Pejës ku dyshohet se është kryer dhunimi.

Dy të arrestuar për dhunimin e 23 vjeçares nga Shqipëria