Muzeu i djegur i Muzikës në Gjakovë. Foto: MKRS.

Nisin punimet për restaurimin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur përmes një postimin në Facebook, se kanë filluar punimet për restaurimin e monumentit të trashëgimisë kulturore, “Tabhanja” në të cili funksionet Muzeu i Muzikës në Gjakovë.

MKRS thotë se në fazën e parë parashihen punimet e masave të sigurisë, si parakusht për vazhdimin e procedurave të tjera.

“Kanë filluar punimet edhe në monumentin e Tabhanës, Muzeun e Muzikës në Gjakovë i cili ishte kapluar nga zjarri. Në fazën e parë parashihen punimet e masave të sigurisë, si parakusht për vazhdimin e procedurave të tjera. Do të vazhdohet me projektin e restaurimit për ta kthyer këtë aset të çmueshëm në gjendjen e mëparshme. Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet. Muzeu i Muzikës në Gjakovë do të funksionalizohet dhe do t’i kthehet komunitetit”- thuhet në njoftimin e MKRS-së në Facebook.

Më 30.8.2023 objekti i Muzeu i Muzikës “Tabhanja” afër Çarshisë së Vjetër në Gjakovë u përfshi nga një zjarr i madh duke shkatërrua një pjesë të konsiderueshme të objektit.

Muzeu i Muzikës u vu në funksion në 2016 në objekti e trashëgimisë kulturore “Tabhanja” në Gjakovë, por, në pjesën më të madhe nuk ishe funksional.

Ky objekt është nën mbrojtje të shtetit.