Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron në Kosovë. Foto: KALLXO.com

Nis takimi i presidentes Osmani me kryediplomatin David Cameron

Ka filluar takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe ministrit te Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Pas takimit nuk do të ketë adresim para mediave.

Takimit me presidenten Osmanin i parapriu takimi i kryediplomatit Cameron me ministren e Jashtme Donika Gërvalla- Schwarz, e një natë më parë darka e punës e shtruar nga kryeministri Albin Kurti.

Kryediplomati britanik Cameron gjatë takimit me ministren Gërvalla tha që në Kosovë ka ardhur që ta mbështesë vendin në të gjitha fushat e mundshme.

Diplomati britanik që po viziton për herë të parë Kosovën shprehi vullnetin e tij që të ndihmojë vendin në ekonomi dhe në largimin e korrupsionit.

Cameron tha që Britania e Madhe po investon në Kosovë për shkak se e konsideron shumë të rëndësishme. Gjithashtu, ai tha që duhet të ju ndihmojë vendeve tjera që të ketë stabilitet, dhe “kjo që po bëjmë në Kosovë do të vazhdojë”.

“Duam të vazhdojmë të ju ndihmojmë dhe jemi mbështetës i madh i pavarësisë”- tha ai.

Kryediplomati britanik: Kemi ardhur në Kosovë për t’ju ndihmuar në të gjitha fushat e mundshme

Vizita e një Sekretari të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është e para që prej vitit 2016. David Cameron ka qenë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2010-2016 dhe aktualisht ushtron detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz tha që e ka falënderuar reagimin e shpejtë ndaj agresionit të Serbisë që patëm vitin e kaluar dhe dërgimin e trupave shtesë në kuadër të KFOR.

Kurti shtron darkë për kryediplomatin britanik, David Cameron