Ilustrim Foto: KALLXO.com

Ngacmonte ish të dashurën dhe i kërcënonte familjarët - arrestohet burri në Prishtinë

Një person u arrestua të mërkurën në Prishtinë.

I dyshuari po e ngacmonte në vazhdimësi pas ndarjes viktimën grua me të cilën kishte qenë në lidhje, njofton Policia.

Personi i arrestuar kishte kërcënuar edhe familjarët e viktimës.

Pas intervistimit, i arrestuari është dërguar në mbajtje.