Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nga nesër pezullohet puna në ambulancat specialistike në QKUK për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga nesër për shkak të rritjes së numrit të të hospitalizuarve me COVID-19, ka pezulluar përkohësisht punën në ambulancat specialistike në QKUK.

SHSKUK ka bërë të ditur se hapësirat e këtyre ambulancave do të shërbejnë për spitalizimin e pacientëve me COVID-19.

Ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve që në spitale të drejtohen vetëm për raste urgjente.

Sot në Kosovë janë regjistrit 932 raste pozitive me COVID-19 duke e çuar numrin e rasteve aktive në mbi 26 mijë. Po ashtu, sot janë raportuar 20 persona të vdekur nga COVID-19.

Njoftim i plotë:

Njoftim lidhur me pezullimin e punës në ambulancat specialistike në QKUK

Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me Vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.

Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19.

Apelojmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente.

ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pcientëve në nevojë.

Në të njëjtën kohë ju apelojmë që të vaksioniheni dhe të respektoni masat anti-Covid, në mënyrë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë.