Selia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Foto: Valon Fana/ KALLXO.com

Nesër PDK dërgon një tjetër lëndë në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se nesër do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese një tjetër lëndë për vlerësim.

Sipas njoftimit, dërgimi i lëndës do të bëhet në ora 10:30, e më pas do të ketë edhe deklaratë për media. Në këtë njoftim nuk është bërë e ditur se për cilën lëndë bëhet fjalë.

Herën e fundit kur PDK ka dërguar lëndë në Gjykatën Kushtetuese ka qenë në tetor të këtij viti, kur zyrtarët e kësaj partie, Labinot Gruda dhe Faton Fetahu dërguan për vlerësim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

PDK dorëzon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës