Një kuti votimi | Foto: Atdhe Mulla

Nesër nis numërimi i votave të dërguara me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër nga ora 10:00 do të fillojë numërimi i votave të dërguara përmes postës.

Numërimi i këtyre votave do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka njoftuar KQZ.

Votat e dërguara me postë janë bartur nga Qendra e verifikimit të votave në QNR pas incidentit të së dielës, kur u helmuan 26 zyrtarë të KQZ-së pas kontaktit me zarfet me vota, të dërguara nga Serbia.

KQZ-ja diskuton për 4,500 zarfet me vota të diasporës

Nga zyrtarët e helmuar, disa prej tyre ende po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Pas incidentit me kutitë e votave nga Serbia, Gjuriq: po përgatitet manipulim i votave

Pas numërimit të votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit. Pas saj vjen LDK, pastaj PDK e më pas koalicioni AAK-PSD.