Nëntori muaji fatal i aksidenteve, Policia me kërkesë për shoferët

Pesë persona kanë vdekur nga aksidentet në komunikacion, vetëm gjatë muajit nëntor të këtij viti. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka ftuar shoferët të tregohen të vëmendshëm në trafik, për të shmangur situatat e kobshme.

“Bazuar në statistikat e aksidenteve fatale të muajit nëntor 2021, është një situatë shqetësuese me një numër prej 5 personave të vdekur, 1 shofer, 2 biçiklist dhe 2 këmbësor që kanë humbur jetën në aksidente fatale”, thuhet në njoftimin e Policisë.