Ilustrim

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba për një javë ndaj shoferëve në Ferizaj

Në kuadër të javës për parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rajonale e Ferizajt për një javë i ka shqiptuar 1 mijë e 92 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 12 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje të rënda në komunikacion.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 11-17/12/2023 ka shqiptuar 1092 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 12 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”- thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, për një javë janë raportuar janë raportuar 33 aksidente, prej tyre 14 me lëndime, me 21 persona të lënduar dhe 19 aksidente me dëme materiale

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”- thotë Policia.

Policia ju bën thirrje qytetarëve që për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.