Në qytete të ndryshme cilësi e ndryshme e ajrit

Gjatë ditës së sotme është regjistruar ajër i pranueshëm, i mirë dhe mesatar në qytetet e Kosovës.

Sipas të dhënave nga matësit e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ajër me cilësi të pranueshme është regjistruar në Mitrovicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Dardhishtë dhe Palaj, Pejë e Hani të Elezit.

Në Brezovicë cilësia e ajrit është e mirë.

Kurse në Gjilan dhe Drenas cilësia e ajrit është mesatare.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në LINK.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.