Agjencia e Statistikave të Kosovës

Në ketë link mund ta gjeni se sa persona kanë emrin tuaj

Agjencia e Statistikave të Kosovës në uebfaqen e saj ka krijuar një opsion përmes të cilit qytetarët mund të kuptojnë se sa persona e kanë emrin e tyre në të gjithë Kosovën.

Opsioni “kërko emrin” u mundëson qytetarëve e regjistruar si nënshtetas të Kosovës edhe të krahasojnë shpërndarjen e emrit të tyre në qytetet e Kosovës.

Po ashtu, qytetarët kanë mundësi të shikojnë trendin e emrit përgjatë viteve në grafikun e popullaritetit.

Për të parë sa persona kanë emrin tuaj klikoni në këtë LINK.

ASK dy ditë me parë ka njoftuar se është lansuar ueb faqja e re.

“Ky është versioni i parë dhe mund të jetë lëshuar ndonjë gabim ose mungesë të ndonjë informacioni. Andaj, kërkojmë mirëkuptimin tuaj që të na shkruani komentet ose edhe vërejtjet tuaja, në raste të tilla” – thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës mbledh, proceson dhe publikon të dhëna statistikore për të ndihmuar në zhvillimin e politikave publike.