Ilustrim: Foto: PK

Në fshatin e Presidentit festohet me kallashnikov, arrestohet një person

Dje, në fshatin Burojë të Skenderajt është arrestuar një person për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar.

Policia e Kosovës ka njoftuar nga i dyshuari është konfiskuar një armë automatike AK-47, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 27 gëzhoja të fishekëve.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.