Në Bullgari, produktet vendore me vendosje preferenciale në markete
13.4.2020 - 19:18
Produktet dhe ushqimet e prodhuara në Bullgari do të mbizotërojnë marketet e këtij vendi, vendosi qeveria bullgare të hënën, pas një sugjerimi të Ministrisë së Bujqësisë, raporton Balkan Insight.
Masa synon të mbështesë prodhuesit vendas dhe shitësit me pakicë në mes të pandemisë së coronavirusit, në një përpjekje për të ngadalësuar pasojat ekonomike pasuese të sëmundjes.
Ekzistojnë disa dyshime nëse iniciativa do të jetë efektive.
Importi nga vendet jo të BE-së do të ndalet përkohësisht.