NATO: Rusia po ripozicionohet, nuk po tërhiqet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia nuk po redukton operacionet e saj ushtarake në Ukrainë, por është duke ripozicionuar forcat në rajonin lindor të Donbasit.

Gjatë bisedimeve në Stamboll, Rusia tha se do të reduktonte operacionet pranë Kievit dhe Çernihiv për të “rritur besimin e ndërsjellë dhe për të krijuar kushte për negociata të mëtejshme”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe Perëndimi ishin skeptikë rreth premtimit rus.

“Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit”, tha Stoltenberg./REL