Shtëpi e djegur në fshatin Qyshk. Foto kortezi: Gjykata Suedeze

Natasha Kandiq kërkon të dijë për fatin e Esma Durakut, e rrëmbyer nga forcat serbe në Qyshk

Aktivistja për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq, ka përkujtuar masakrën e Qyshkut të ndodhur më 14 maj 1999, ku u vranë dhe u masakruan barbarisht 44 meshkuj.

Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar i ashtuquajtur “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd por rasti ndaj tyre është kthyer në rigjykim.

Fshati Qyshk i Komunës së Pejës është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë në maj të vitit 1999.

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi Natasha Kandiq ka përkujtuar këtë masakër duke kujtuar situatën kur Esma Demaku është rrëmbyer dhe që nga ajo ditë është në mesin e personave të pagjetur.

“Të bukurën Esma Demaku, në Qysh e ndanë nga familja e saj dy ushtarakë me uniforma shumëngjyrëshe, dhe me një veturë Golf ngjyrë të gjelbër, u nisën në drejtim të Prishtinës”, ka shkruar  Natasha Kandiq.

Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare

Ajo konsideron se më së paku 10 Policë dhe ushtarë panë dhe ishin dëshmitarë të rrëmbimit dhe  e dinë se çfarë ndodhi me Esmën, “ Askush nuk flet. Kjo është jonjerëzore”, tha aktivistja Natasha Kandiq.

Prokurori serb ka akuzuar 11 ish-anëtarë të njësisë së 177-të të Ushtrisë Jugosllave për krime lufte në fshatrat e Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Lubeniq në pranverën e vitit 1999.

Grupi fillimisht u dënua në vitin 2014 me 106 vjet burg, por gjykata e apelit në Serbi e rrëzoi vendimin në vitin 2015 dhe e dërgoi çështjen për rigjykim.

Gjyqi konsiderohet të jetë një nga rastet më të mëdha që kanë të bëjnë me krimet e luftës në Kosovë në gjykatat e Beogradit.

Por që prej fillimit të tij ai është shoqëruar me vonesa dhe refuzime të dëshmitarëve që të vijnë në Beograd për të dëshmuar.

Në vitin 2014, prokuroria serbe për krimet e luftës nisi gjithashtu një hetim mbi gjeneralin Dragan Zhivanoviq, ish-komandant i Brigadës 125 të Ushtrisë Jugosllave, nën dyshimet se ai nuk bëri asgjë për të parandaluar krimet, por hetimi u mbyll.

Dëshmitarja Flet për të Shtënat dhe Djegiet në Masakrën e Qyshkut në 1999