Haradinaj në përvjetorin e masakrës së Qyshkut: Drejtësia duhet të vendoset sa më parë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Qyshkut.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se masakrat ndaj civilëve të pafajshëm në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot.

“Drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë, nderimi për të rënët mbetet obligim i yni e vepra e tyre, udhërrëfyes në punën tonë të përditshme” – ka shkruar Haradinaj.