Presidenca reagon pas marrjes në pyetje të Adriatik Kelmendit nga BIA serbe
Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka komentuar veprimet e BIA-së serbe ndaj gazetarit nga Kosova, Adriatik Kemendi.
Gazetari Adriatik Kelmendi është ndalë nga Inteligjenca serbe BIA dhe është marrë në pyetje.
Vela përmes rrjetit Twitter potencoi se diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtet e fasadës ‘Open Ballkan’
“Ngacmimi i gazetarit Adriatik Kelmendi nga Agjencia e Inteligjenës së Serbisë, BIA është një shembull se si regjimi i Vuçiqit minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Natyrisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e fasadës së quajtur “Open Ballkan””, ka shkruar Vela.
Aktivistja për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq përmes rrjetit për pajtim KOMRA i ka reaguar shërbimit të Inteligjencës serbe, BIA për intervistim të gazetarit Adriatik Kelmendi gjatë arritjes në Serbi dhe kthimit të tij në Kosovë.
Kandiq për rrjetin KOMRA bëri të ditur se më këto sjellje BIA vërteton se është një institucion i çoroditur i cili i poshtëron qytetarët e Kosovës si në vitet ’80-ta e ’90-ta.