Ilustrim

Mungon avokati, shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për mbjellje të kanabisit

Seanca gjyqësore kundër të akuzuarit Sllobodan Petroviq nuk arriti të mbahet sot në Gjykatën e Mitrovicës.

Petroviq akuzohet se ka kultivuar 28 bimë të narkotikut mariuhanë në vitin 2008.

Kultivimin e bimës sipas prokurorisë i pandehuri e kishte bërë në arën e tij për të cilat është kujdesur duke i ujitur.

Ndërsa në shtator të vitit 2009 nga policia ishin gjetur dhe konfiskuar këto bimë.

Seanca e sotme ka dështuar të mbahet sepse ka munguar avokati i të akuzuarit, Agim Lushta.

Lushta paraprakisht i ishte drejtuar gjykatës me kërkesë për shtyrje të seancës, për arsye se në këtë ditë do të ishte i zënë në një rast penal në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Në seancë ishte prezent i akuzuari Sllobodan Petroviq, Prokurori Ismet Ujkani, ndërsa anëtarja e trupit gjykues Nurije Shala ishte njoftuar paraprakisht për kërkesen për shtyrje të seancës gjyqësore.

Andaj gjykatësi Bekim Veliqi e ka shtyrë seancën e sotme, kurse e radhës është caktuar për 6 mars.