Ndertesa e Gjykates Themelore ne Mitrovice - Foto: Atdhe Mulla

Bekim Veliqi zgjidhet nënkryetar i Gjykatës së Mitrovicës

Bekim Veliqi, gjykatës i krimeve të rënda në Gjykatën e Mitrovicës, u zgjodh sot nënkryetar i kësaj Gjykate.

Më propozimin e kryetares së gjykatës, Liljana Stevanoviq, Veliqi do të jetë nënkryetar për periudhën 5-vjeçare.

Bekim Veliqi sistemit gjyqësor të Kosovës iu bashkua në vitin 2012 si gjyqtar në Departamentin e përgjithshëm  – divizoni penal.

Ndërsa që nga viti 2003 deri më 2012 ka punuar në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Veliqi në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 167 mijë e 550 euro.

Veliqi realizon pagë mujore prej 1 mijë 980 e 40 centë.