Dosja e Prokurorisë: I akuzuari mbolli në arën e tij kanabis

Dosja e Prokurorisë: I akuzuari mbolli në arën e tij 28 bimë të kanabisit

Gjykimi ndaj Slobodan Petroviçit i akuzuar nga prokuroria për prodhim dhe përpunim të narkotikëve, ka dështuar të mbahet sot në Gjykatën e Mitrovicës.

Mungesa e pa arsyetuar nga Prokuroria bëri që kjo seancë të shtyhet për datën 13 tetor.

Në seancën e sotme të pranishëm ishin i akuzuari Slobodan Petroviç dhe dëshmitari Goran Petroviç.

Prokuroria thotë se nga viti 2008 i akuzuari Petroviç mbolli në arën e tij në fshatin Potkomle në Leposaviç 28 bimë të kanabisit me qëllim të shitjes.

Bimët e kanabisit ishin gjetur nga Policia më 25 shtator 2009 rreth orës 8 e 10, thuhet në aktakuzë.

Aktakuza gjithashtu thotë se pas ekzaminimit të këtyre bimëve, është gjetur përmbajtja e marihuanës me peshë neto pre 10.21 gramëve.