Gramos Aliu Foto:Facebook

"Mozzik" tregon se sa para, armë e stoli ari u vodhën në shtëpinë e tij të dielën

Reperi kosovar, Gramoz Aliu, i njohur në publik si “Mozzik”, ka konfirmuar se shtëpia e tij në Ferizaj ka qenë cak i një vjedhjeje.

Aliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se në shtëpi i janë vjedhur 100 mijë euro para “cash”, të gjitha stolitë, 15/16 armë me leje si dhe sistemi i kamerave.

Sipas tij, dëmi që i është bërë ka qenë shumë i madh.

“Fillimisht dhe kanë marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite . Nuk paskan lënë orë , unaza , zinxhir , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartcekura . Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kanë vjedhë. D.m.th. i kanë vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)  Dhe kanë vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)”- ka shkruar ai në Facebook.

Aliu ka falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin për këtë rast.

“Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistet në trojet shqiptare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse veç iu intereson mediave)  Na marrshin t ‘ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kanë vytë se kurrë deri sot s’kam ditë me kthy dikon..sa kanë vjedhë këta hajna unë  në vjet i shpërndaj nëpër njerëz pasha të madhin Zot”- ka shkruar tutje ai.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:00.

Policia ka thënë se ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur gjësendet e lartshënuara.

Tutje është thënë se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.

Vidhen armë, para e stoli ari në një shtëpi në Ferizaj