Ilustrim - Policia në aksion

Motoçikleta dhe vetura në Gjilan përfshihen në aksident trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:30 ka ndodhur një aksident trafiku në Gjilan.

Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.