Lagjja ‘Dardania’ Prishtinë, Foto: Emirjeta Vllahiu/ KALLXO.com

Moti për sot

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar se të dielën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit, vranësirat në pjesën e parë të ditës në viset e larta mund të sjellin ndonjë rigë të dobët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.