Moti për sot

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira më të theksuara se dita e djeshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.