Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell por i shoqëruar edhe me vranësira.

Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22 dhe 23 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vranësirat vende-vende parashihet që të sjellin edhe riga të dobëta shiu.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.