ilustrim: Naser Fejza

Moti në Shqipëri, me diell dhe erë relativisht intensive në bregdet

Moti sot në Shqipëri do të jetë i kthjellët dhe plot orë me diell, me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në relievet malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak sot do të ketë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi deri në 18-22m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Kjo do të sjellë ulje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.