Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti në pesë ditët e ardhshme, nga data 9 deri më 13 janar.

Sipas këtij njoftimi, të hënën  do të ketë mot kryesisht të vranët, gjersa pasdite do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu. Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.

“Të martën – Mot kryesisht i vranët, pasdite me riga shiu. Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa maksimalet mbeten konstante.  Të mërkurën – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe reshje bore”-thuhet në njoftim.

Sa i përket ditës së enjte, Instituti ka njoftuar se në këtë ditë do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu dhe se temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet.

Kurse për të premten është bërë e ditur se po ashtu do të jetë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas njoftimit, të premten nuk parashihen ndryshime në fushat termike. Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatere deri e fortë.