Lagjja ‘Dardania’ Prishtinë, Foto: Emirjeta Vllahiu/ KALLXO.com

Moti në Kosovë në katër ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të martën dhe të mërkurën moti do të jetë i vranët, ndonëse të enjten dhe të premten do të ketë mot të qetë.

Sipas Institutit, nesër do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje  shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara ekziston rrezik për breshënizë. Temperaturat do të shënojnë ulje në vlerat e maksimaleve.

E mërkura, sipas institutit do do t’i ngjajë stinës së vjeshtë së vonë.

“E mërkurë. Mot i vranët dhe me riga të izoluara shiu . Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme”- thuhet në njoftim.

Ndërsa të enjten do të ketë mot kryesisht të qetë dhe të freskët, kurse temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë në krahasim me temperaturat e ditës së mëparshme.

Edhe dita e premte sipas njoftimit të Institutit do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante.

“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit”- thuhet në njoftim.