Ilustrim: NASER FEJZA

Mot i vranët dhe me riga shiu

Sot mbi vendin tonë do të ketë mot të vranët dhe me riga shiu.

Kështu njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Sipas IHK-së, temperaturat do të lëvizin nga 4 gradë deri në 18 gradë celsius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s” – thuhet në njoftim.