Momenti kur grupi terrorist sheh dronin, hyn brenda shtëpisë - VIDEO

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili gjatë ditës ka publikuar pamje nga qëndrimi i grupit terrorist në një hapësirë në Banjskë, ka thënë se aty shihet edhe i kërkuari nga organet e rendit të Kosovës dhe i sanksionuari nga SHBA, Millan Radoiçiq.

Në pamjet që ka bërë publike ministri Sveçla janë nga një dron.

Gjithashtu pamjet tregojnë momentin kur personi i cili pretendohet të jetë Millan Radoiçiq sheh dronin dhe në po të njëjtin moment njëri nga pjesëtarët e grupit vendos kapelën në kokë dhe të gjithë hyjnë brenda një objekti.

VIDEO – Publikohen pamje nga droni, Sveçla: Radojçiq shihet në mesin e grupit terrorist

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u tha zyrtarisht se në njërën nga veturat e konfiskuara në vendin e ngjarjes ku ndodhi edhe sulmi i grupit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, brenda veturës “G-Class” u gjetën dokumente për pajisje me leje për armë që ishte në emër të Millan Radojiqiq.

KALLXO.com të shtunën e javës së kaluar publikoi ekskluzivisht pamjet e arratisjes së Millan Radojiqiq nga pika kufitare në Bërnjak e vetëm disa orë më vonë grupi terrorist që po pretendohet se u udhëhoq nga Radojiqiq vranë një polic plagosën një tjetër e mas rdhe nisën një sulm që zgjati për disa orë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Komunës së Zveçanit.