Moldavia nuk po i jep vizë Lirim Kastratit, rrezikon të mos luaj në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Futbollistit të Kombëtares së Kosovës Lirim Kastrati i ka dalë problem në klubin e tij Dinamo Zagreb, pasi që s’po mund të udhëtoj për në Moldavi për të zhvilluar ndeshjen e Playoff nfdaj Sheriff Tiraspol në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë e cila do te zhvillohet ne Moldavi, si duket Dinamo Zagreb nuk do të mund të llogaritë në Lirim Kastratin pasi që Moldavët nuk po e pajisin me vizë lojtarin, sepse ai është shtetas i Kosovës, dhe Moldavia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Ekipi i Dinamos i është drejtuar me një kërkesë UEFA-S ku ka kërkuar që t’i bind moldavët që politika nuk ka lidhje me sport.

Lirim Kastrati kishte marr një vizë vitin e kaluar për në shtetin e Rusisë edhe pse Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Të njëjtën problem me Moldavinë e kishte pasur edhe kombëtarja e Kosovës në futboll, kur këto dy vende ishin në të njëjtën grup. Ndeshja si vendas e Moldavisë ishte luajtur në Itali, kjo për shkak të vizave që nuk i kishin pranuar Moldavët.

Kombëtarja e Kosovës edhe më herët kishte luajtur kundër Shtetit të Moldavisë në kundër të ndeshjeve kualifikuese për Uefa Nations Lague.

Në ndeshjen ku Kosova ishte vendase rezultati kishte përfunduar 1 me 0 në të mirë të Kosovës ku golashënues ishte pikërisht Kastrati.

Ndërsa ndeshja Kthyese ishte luajtur në shtetin e Italisë për shkak të mos njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e shteteti të Moldavisë.

Kastrati në fanellën e Kombëtares së Kosovës ka gjithsej 14 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 1 gol.

Ndeshja e parë midis Sheriff Tiraspol dhe Dinamo Zagrebit zhvillohet ditën e marte me datë 17 gusht.

Lirim Kastrati është transferuar nga Lokomotiva e Zagrebit në drejtim të Dinamos gjatë muajit gusht të vitit 2020 në formë huazimi.