Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Mitrovicasi kapet në flagrancë duke tentuar të kryejë vjedhje

Në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar një  person i dyshuar në Mitrovicë, i cili është zënë në flagrancë duke vjedhur.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 04:55, njësia patrulluese kanë zënë në flagrancë të dyshuarin i cili kishte qenë duke tentuar që të kryejë një vjedhje brenda një lokali.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari B.M., 27 vjeçar, ishte i përfshirë edhe në një rast tjetër tek një berber ku kishte thyer xhamin e lokalit me forcë dhe kishte vjedhur veglat e punës.

Nga policia në cilësi të provave materiale janë konfiskuar njëmbëdhjetë makina të rrymës për prerje të flokësh, dhjetë sapunë të rrojës, dy telefona një Iphone 5 dhe një Nokia dhe të njëjtat i janë kthyer pronarit legjitim.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit B.M., 27 vjeçar, nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.