Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë Qershor 2022, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Ministrja Nagavci: Drilon Bunjaku është zgjedhur rektor i Universitetit të Gjakovës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se Drilon Bunjaku është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Ministrja Nagavci ka shkruar se Bunjaku është profesor asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

“Këshilli drejtues i Universitetit të Gjakovës pas një procesi të drejtë e transparent, me 6 vota për ka zgjedhur rektorin e ri, Drilon Bunjaku. Zotëri Bunjaku është profesor asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës dhe është autor i disa punimeve shkencore”- ka shkruar ajo në Facebbok.

Ministrja ka falënderuar Këshillin Drejtues për, siç ka shkruar ajo, angazhimin e tyre për një proces të drejtë të zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Gjakovës, duke i siguruar rektorit të ri mbështetjen e saj si ministre e Arsimit.

 

 

Asnjëri kandidat s’i mori votat e nevojshme, Universiteti i Gjakovës rishpall konkursin për rektor