Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministrja Hajdari thërret konferencë për media të martën

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar konferencë për media për nesër, e martë.

Ndonëse në njoftim nuk është cekur arsyeja, kjo konferencë po ndodhë pas zhvillimeve të fundit që përfshin dyshimet për rezervat shtetërore të cilat u publikuan në media dhe për rastin e televizionit Klan Kosovës.

Konferenca pritet të mbahet prej orës 14:00 te holli i kësaj ministrie.

Javën e kaluar në “Nacionale” janë publikuar audio-incizime në të cilën dëgjohen sipas publikimit dy zyrtarë të MINT të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga Polonia, nuk iu bashkua rezervave shtetërore.

Ministrja Hajdari nuk ka reaguar ende për këtë çështje.

Në anën tjetër, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka refuzuar ankesën e televizionit “Klan Kosova” ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.

Ministria thotë se “Klan Kosova” Sh.P.K. pas kaq shumë vitesh ka nisur hapa për korrigjim, vërteton se biznesi në fjalë e kishte kryer shkeljen e konstatuar nga ARBK-ja dhe se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ishte marrë me të drejtë.

Përfundon protesta e AGK-së, kërkojnë nga gjykata që ta trajtojë rastin në mënyrë të drejtë