Foto: KALLXO.com

Ministria njofton se pagesa e pensioneve është shtyrë për nesër

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pagesa e pensioneve, e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022.

Sipas Ministrisë, arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

“Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites” – thuhet në njoftim.