Ministria e Shëndetësisë blen tepihë afro 10 mijë euro

Ministria e Shëndetësisë ka blerë tepihë në vlerë prej 9 mijë e 870 euro.

Sipas dosjes së tenderit, ky institucion ka shpërblyer me kontratë kompaninë “IBM Sh.P.K”.

Në dosjen e tenderit gjithashtu thuhet se këta tepihë janë të dedikuar për t’u vendosur në një sallë, në korridore dhe në zyrën e sekretarit.

Në këtë dokument thuhet se tepihët për sallën dhe zyrën e sekretarit të jenë me trashësi 13 milimetra.

Për sallën dhe zyrën e sekretarit, Ministria ka blerë 160 metra katrorë tepihë kurse për korridorin janë blerë 410 metra katrorë, pra do të blejë gjithsej 570 metra katrorë.

“Operatori Ekonomik fitues është i obliguar që tepihët aktual të vendosur në korridore, sallë dhe zyrën e Sekretarit te Përgjithshëm t’i heq, t’i pastroj hapësirat dhe të vendosen tepihët e ri”, thuhet në dosjen e tenderit.