Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Shëndetësisë arsyetohet për kandidatët e njëjtë që i pranoi në dy-tri pozita në konkursin e fundit për staf mbështetës

Ministria e Shëndetësisë është arsyetuar për rastin e pranimit të një kandidati në më shumë se një pozitë në konkursin e fundit për staf mbështetës anti COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo ka ndodhur për shkak se kandidatët kanë pasur të drejt aplikimi në më shumë se një vend të lirë pune.

Por, Ministria nuk ka dhënë sqarime se pse nuk i ka filtruar listat që ta pranojë vetëm një kandidat për një vend pune në mënyrë që të evitojë mundësinë që kandidatëve të tjerë, të interesuar, t’u pamundësohet aplikimi e më pas pranimi.

“Kandidatët kanë mundur të aplikojnë në më shumë se një vend, por kontratë, nga ata që janë përzgjedhur mund të nënshkruajnë për të punuar vetëm në një institucion. Ata do të përcaktohen se në cilin institucion do të punojnë, ndërsa në vendet e liruara, do të merren të tjerët, sipas radhës në listën e kandidatëve bazuar në rezultatin e tyre”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës së djeshme se Ministria e Shëndetësisë ka pranuar kandidatë të njëjtë në dy-tri pozita të ndryshme pune.

 

Ministria e Shëndetësisë pranoi kandidatë në dy-tri pozita në konkursin e fundit për staf mbështetës