Foto-ilustrim

Ministria e Bujqësisë realizon pagesat për përfituesit e granteve dhe subvencioneve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë realizuar pagesat për 33 fermerë përfitues të granteve dhe për 1.669 përfitues të subvencioneve.

Kjo sipas njoftimit për media, ka ndodhur duke marrë parasysh gjendjen emergjente të krijuar për shkak të pandemisë dhe pas miratimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës.

“Gjatë kësaj jave janë realizuar pagesat për 33 fermerë përfitues të granteve në vlerë prej 642.909,89 euro dhe pagesat për 1.669 fermerë përfitues të subvencioneve në vlerë prej 1.812.977,06 euro. Pra, gjithsej janë realizuar pagesat për 1.702 fermerë në vlerë prej 2.455.886,95 euro”, ka shkruar Mustafa.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për ankesat e fermerëve në ndarjen e subvencioneve dhe granteve.

Fermerët ankohen për vonesa të subvencioneve

Fermerët ankohen për vonesa të subvencioneve