Ministri Vitia: Respektoni infermierët duke mbajtur distancën

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë ka falënderuar punën e të gjithë infermiereve në vendin tonë.

“Në këto tre muaj e fundit si kurrë më parë përmbushja e detyrës nga ana e tyre ka qenë jetike për luftën ndaj Coronavirusit. Përballja e tyre e përditshme në linjën e parë të këtyre betejave i ka lënë në mungesë në familjet e tyre”, ka shkruar Vitia në Facebook.

“Përjetë falënderues secilës e secilit që me përkushtim të pashoq vijon punën edhe në këto çaste në mbrojtje të jetës. T’i urojmë sot të gjitha infermierët tona duke marrë masat për të mos i hapur atyre më shumë vështirësi, të respektojmë pra në çdo hap tonin rregullat mbrojtjes dhe distancimit”, ka shtuar ai më tej.

Sipas Vitisë, falënderimi më i madh për infermierët do të ishte respektimi i distancës.

“Ky do të ishte falenderimi dhe mirënjohja më e madhe për to, disiplina qytetare në shmangien e rasteve të reja të infektuara”, ka thënë  në fund ai.

12 maji është Dita Ndërkombëtare e Infermiereve. Kjo ditë mbeti për shkak të ditëlindjes së Florence Nightingale, e cila njihet edhe si themeluesja e infermierisë në botë.