Ministri Vitia: 15 raste të dyshuara për coronavirus po testohen

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për parandalimin e coronavirusit, tha se janë duke u testuar 15 raste të dyshuara për virusin.

“Nga Instituti Kombëtar kam marrë informatë edhe për 15 raste të dyshuar të cilëve i është marrë monstra për testim, po presim që në orët e pasdites të dalin rezultatet”, tha Vitia.

Po ashtu, Vitia tha se deri më tani janë paraqitur 93 raste të dyshuara, të gjitha kanë dalur negative.

“Janë kontrolluar 5000 udhëtarë si masë preventive. Duke qenë se deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast. Po angazhohemi të gjithë që të ndërrmarim masa në parandalimin e përhapjes në Kosovë”, deklaroi Vitia.

Ai rekomandoi ministrin e Infrastrukturës, për pezullimin e udhëtimeve në vendet fqinje.