Ministri i Jashtëm italian nesër viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, do ta vizitoj Kosovën ditën e martë.

Luigi Di Maio, është paraparë, që pos takimeve që do ketë me institucionalistët kosovar, ai do të flasë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të fillojë nga ora 17:30.