Mimoza Kusari reagon për prerjen e drunjve në rrugën e Gjakovës

Komuna e Gjakovës, e udhëhequr nga kryetari Ardian Gjini, nga e marta ka filluar punimet në ndërtimin e rrugës “Nënë Tereza”.

Kundër kësaj rruge, për dy ditë rresht kanë protestuar disa pronarë të bizneseve aty, përfshirë edhe opozitën.

Kundër prerjes së drunjve dhe ngushtimit të trotuareve. ka reaguar edhe ish-kryetarja e kësaj komune, aktualisht deputete në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila.

Lila përmes një postimit  në Facebook e ka quajtur krim mjedisor këtë veprim.

“Kështu u zgjua sot Gjakova. Drunjtë 40 – 50 vjeçar u prenë në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”, për t’u zgjeru rruga për më shumë makina, për t’u ngushtu trotuaret dhe për t’u vështirësu ecja e këmbësorëve. Ky jo vetëm që është krim mjedisor, është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, është krim mbi trashëgiminë historike dhe urbane, krim mbi identitetin e qytetit dhe është krim pasojat e të cilit do të ndjehen edhe për shumë vite tjera”, shkroi ajo.

“Fatkeqësisht kjo është pamja e vërtetë e slloganit të zgjedhjeve qendrore nga partia në pushtet në Gjakovë,  “Kosova 100%” dhe sllogani i zgjedhjeve lokale “Tash Gjakova”- ka shkruar Kusari-Lila.

Gjakovë – Pavarësisht kundërshtimeve, fillojnë punimet në rrugën `Nënë Tereza`