Gjakovë, qytetarët protesojnë kundër ndërtimit të rrugës "Nënë Tereza"

Një grumbull qytetarësh u mblodhën sot në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku kanë filluar punimet dhe është ndaluar qarkullimi i veturave.

Grupi i personave të pakënaqur me ndërtimin e kësaj rruge ishin  kryesisht disa pronarë të bizneseve në këtë rrugë, që pretendojnë se më ndërtimin e kësaj rruge rrezikohet ngushtimi i trotuarit.

Edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur protestë nga një numër shumë i vogël i qytetarëve.

Në maj të këtij viti, banorët e kësaj komune kishin protestuar duke kundërshtuar ndërtimin e rrugës “Nënë Tereza”.

Sipas tyre, komuna synonte zgjerimin e rrugës për automjete, ngushtimin e trotuarit për këmbësorë dhe prerjen e pemëve.

Dhjetra qytetarë, përfshirë opozitën e disa përfaqësues të bizneseve në këtë rrugë, kishin thënë se ngushtimi i trotuarit rrezikon veprimtarinë e bizneseve.

Në anën tjetër, përmes një njoftimi komuna e Gjakovës ka thënë se komuna ka menduar për interesin e të gjithë pronarëve të objekteve përgjatë kësaj rruge.

 

Gjakovë, banorët dhe opozita protestojnë kundër ndërtimit të një rruge