Gjakovë - Pavarësisht kundërshtimeve, fillojnë punimet në rrugën `Nënë Tereza`

Në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë kanë filluar punimet dhe në njërin shirit të kësaj rruge është ndaluar qarkullimi i veturave.

Këto punime, mbrëmë, përmes një njoftimi i ka paralajmëruar edhe Komuna e Gjakovës.

Mirëpo, në anën tjetër, disa qytetarë kanë pralajmëruar protestë kundër këtyre ndërtimeve.

KALLXO.com sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen disa qytetarë.

Në maj të këtij viti, banorët e kësaj lagjeje kishin protestuar duke kundërshtuar ndërtimin e rrugës “Nënë Tereza”.

Sipas tyre, komuna synonte zgjerimin e rrugës për automjete, ngushtimin e trotuarit për këmbësorë dhe prerjen e pemëve.

Dhjetra qytetarë, përfshirë opozitën e disa përfaqësues të bizneseve në këtë rrugë, kishin thënë se ngushtimi i trotuarit rrezikon veprimtarinë e bizneseve.

Në anën tjetër, përmes një njoftimi komuna e Gjakovës ka thënë se komuna ka menduar për interesin e të gjithë pronarëve të objekteve përgjatë kësaj rruge – LINK