Mexhide Demolli Nimani: Përveç asaj në Drenas, zonat e tjera ekonomike nuk kanë arritur sukses

Qeveritë e Kosovës kanë krijuar disa zona ekonomike në qytete.

Sipas Mexhide Demolli Nimanit, përveç zonës ekonomike të Drenasit, të tjera nuk mund të përmenden si shembull që kanë arritur misionin për çfarë janë ndërtuar.

“Përveç kjo e Drenasit, që është në rrugë të Komoranit, që mundemi me përmendë si shembull që ka arritur sukses, por nuk di ndonjë zonë ekonomike e ndonjë komune që e ka arritur misionin për çka është ndërtuar, përveç shpronësimeve”, tha në “Kallxo Pernime” Mexhide Demolli Nimani.

Në anën tjetër, Fatmir Gashi nga AAK tha se komunat në Kosovë duhet të kenë zona ekonomike, në mënyrë që komunat t’u krijojnë lehtësime bizneseve në vend.