Foto: MCC/Twitter

MCC nënshkruan marrëveshje 236.7 milionë dollarëshe me Kosovën

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) ka thënë se kanë nënshkruar një marrëveshje me Kosovën në vlerë prej 236.7 milionë dollarë.

MCC përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo marrëveshje është krijuar për të forcuar sektorin e energjisë së Kosovës.

MCC arritjen e kësaj marrëveshje e ka llogaritur si një përmbyllje produktive negociatash me Qeverinë e Kosovës.