Përparim Rama nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me 5 komunat fqinje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nënshkroi marrëveshje të bashkëpunimit ndërkomunal me kryetarët/nënkryetarët e 5 komunave fqinje: Podujevë, Lipjan, Fushë-Kosovë, Graçanicë dhe Obiliq në fushat e menaxhimit të mbeturinave, qenve endacakë dhe transportit publik.

“Bashkëpunimi mes Prishtinës dhe pesë komunave tjera për të mirën e qytetarëve tanë, u vulos sot me nënshkrimin e marrëveshjes me kryetarët e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, atë të Lipjanit, Imri Ahmeti, Xhafer Gashi të Obiliqit dhe nënkryetarët e Fushë Kosovës, Besnik F. Osmani dhe Leutrim Ajeti të Graçanicës”- ka bërë të ditur Rama.

I pari i Prishtinës shtoi se përmes kësaj marrëveshje ndërkomunale do të bashkërendohen aktivitetet me anë të të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit dhe këtyre komunave.