Mblidhet Lista Serbe, Zlatan Elek zgjidhet në krye të partisë

Drejtori i spitalit në veri të vendit, Zlatan Elek është zgjedhur kryetar i ri i Listës Serbe.

Lista Serbe ka ftuar sot pjesëtarët e saj që të mbajnë seancën te cilën e ka thirrur e që ka nisur në ora 12:00.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë figura të ndryshme të kësaj partie deri sa po hyjnë brenda zyrës, KALLXO.com ka parë edhe ish kryetarin e Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq, Igor Simiqi, Zoran Todiq ish kryetar i Leposaviqit, ish Kryetari i Zubin Potokut. Prezentë janë edhe përfaqësues nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Mbledhjen e nisi kryetari i kësaj partie Goran Rakiq i cili tha se do të jetë e mbyllur dhe se pas seancës do të kenë edhe një deklarim për media.

Ani pse nuk është bërë ende publike në këtë mbledhje sipas informacioneve që posedon KALLXO.com do të diskutohet edhe për çështjen e ndryshimeve që priten të bëhen në këtë parti politike.

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ka dhënë dorëheqje nga funksionet brenda kësaj partie pasi mori përgjegjësinë për sulmin terrorist më 24 shtator 2023.

Mbledhja e Listës Serbe, Foto: Kallxo.com
Mbledhja e Listës Serbe, Foto: Kallxo.com
Mbledhja e Listës Serbe, Foto: Kallxo.com