Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi katër milionë euro më pak buxhet për MKRS-në, në krahasim me vitin 2020

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka planifikuar rritje të buxheti për Qendrën Kinematografike të Kosovës për 2022, ndonëse sipas projektsionit vet MKRS do të ketë buxhet më të vogël në krahasim me atë të vitit 2020.

Sipas projektligjit të buxheti të miratuar nga Qeveria e Kosovës për viti 2022, për ndarjen buxhetore, QKK-ja pritet të ketë një buxheti të përgjithshëm prej 1,590,960 euro. Për pjesën e subvencioneve dhe transferove, QKKK-ja parashihet të ketë një buxhet prej 1,500,000 eurove.

Kjo rritje është më e madhe krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar por edhe viti 2021. Këtë viti QKK-ja pas një buxhet të përgjithshme prej 793,53 eurove, ndërsa në 2020 buxheti për QKK-në ishte 810 mijë euro.

Përveç rritjes së buxhetit për QKK-në, Qeveria e Kosovës ka paraparë një rritje të Buxhetit të përgjithshëm për MKLRS-së në krahasim me vitin 2021. Por më të vogël se 2020.

Sipas projektligji për ndarjen buxhetore të 2022, buxheti i përgjithshme i MKRS-së planifikohet të jetë 38,059,109 euro. Përderisa këtë vit kësaj ministrie i ishin venë në dispozicion 34,905,708 euro, ndërkaq, në 2020 buxheti i MKRS ishte 44,176,109 euro.